Regjistrimi i PD në zgjedhje/ KQZ vendos të enjten

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë ditën e nesërme lidhur me çështjen e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.

Institucioni ka njoftuar rendin e ditës së mbledhjes së të enjtes ku mes disa partive të tjera është edhe ajo e Partisë Demokratike.

Siç dihet, kërkesë për regjistrim në zgjedhje kanë bërë të dyja grupimet në selinë blu. Të parët dorëzuan dokumentacionin pala që drejtohet nga Sali Berisha mbrëmjen e së dielës.

Të hënën bënë kërkesë për regjistrim edhe pala që njeh Enkelejd Alibeajn me një autorizim të firmosur nga kryetari i dorëhequr, Lulzim Basha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *