Mbledhja e KQZ-së për të marrë vendimin mbi kërkesën e grupimit të Enkelejd Alibeajt për tu regjistruar nën logon e PD-së në zgjedhjet e 14 majit ka nisur pak minuta më parë.
Numri një i KQZ, Celibashi mund të vendosë për regjistrimin e grupimit të Alibeajt në zgjedhje ose jo, ndërsa kërkesa e tij për plotësim dokumentacioni nuk është përmbushur nga ana e këtij grupimi.
Nëse KQZ do vendosë kundër regjistrimit të këtij grupimi në zgjedhjet vendore të 14 majit, vendimi mund të apelohet në KAS nëse do jetë i formës së prerë, duke e lënë sërish të hapur këtë çështje.
Në një mbledhje KAS e rrëzoi ankimimin duke e kthyer sërish në tavolinën e Celibashit çështjen me argumentin se nuk mund të shqyrtonte këtë rast.