Regjistrimi i PL në KQZ dhe vula e PD/ Berisha: Nuk i bëj presion gjykatës për vendimin

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar regjistrimin e Partisë së Lirisë në KQZ për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.

I pyetur se si do garojë në zgjedhje nëse gjykata vendos nesër se PD-në e drejton Enkelejd Alibeaj, Berisha zgjodhi që të mos i përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt.

Më tej, Kreu i PD, deklaroi gjatë emisionit “Opinion” se nuk ka ndërmend që t’i bëjë presion gjykatës për vendimin.

Pyetje: Partia e Lirisë u regjistrua sot në KQZ për zgjedhjet e 14 majit. Çfarë do bëni, si do hyni në zgjedhje?

Berisha: Nuk më shkon mua dhe s’kam ndërmend të bëj presion ndaj gjykatës. Nuk bëj asnjë koment për vendimin e 3 gjykatësve. Kam bindjen më absolute, se në asnjë kod të botës, ai që s’është palë nuk mund të legjitimohet. Protesta nuk ka asnjë lidhje. Nuk kam asnjë supozim për vendimin e nesërm.

Pyetje: Si do shkoni në zgjedhje?

Berisha: Gjithçka e kemi me Edi Ramën. Ky është një revolucion që synon të rrëzojë një monizëm. Protesta në vetvete është forcë, komunikim, zë i fuqishëm dhe sakrificë. Ne jemi të përcaktuar, revolucioi ynë është paqësor dhe do kalojmë në mjetet e mosbindjes civile.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *