Kreu i PD, Sali Berisha ja komentuar zgjedhjet vendore 2023, si dhe procesin se si do të votohet.
I pyetur nga gazetarët lidhur me regjistrimin, Berisha tha se PD ka vepruar në përputhje me Kushtetutën në çdo rast.
Sakaq theksoi se nuk ka problem të brendshëm, por vetëm kundër kryeministri Edi Rama ku sipas tij ky i fundit kërkon t’i marrë flamurin PD-së.
Pyetje: Si do bëhet regjistrimi i PD-së në zgjedhjet vendore?
Berisha: PD gjatë këtij viti ka votuar më shumë se kurë në historinë e saj. Ka bërë këtë sipas Kushtetutës dhe ka kompletuar një proces ligjor. Procesin ligjor këto ta shkelmojë Edi Rama. Ka një vendim gjykate ku është vendosur mbi këtë realitet për vendimet e PD. Gjithçka është e ligjshme, por Rama kërkon t’i konfiskojë flamurin PD. PD do t;i përgjigjet në mënyrën më të merituar. Nuk kemi problem me asnjë por veç me Ramën.