E ardhmja e Rei Manajt nuk pritet të jetë me Barcelonën. Edhe pse sulmuesit shqiptar i kanë mbetur edhe dy vite nga kontrata me FC Barcelonën, ai mund të ndryshojë ekip këtë verë. Sipas Sport, futbollisti shqiptar po kërkohet nga UD Ibiza, CD Tenerife dhe Real Oviedo, të cilët militojnë në La Liga 2 në Spanjë.
Me talentin e tij dhe instiktin shënues, Manaj tashmë ka bërë emër në futbollin spanjoll. Në Secunda Division ai ka arritur të shënojë 14 gola.
Këtë viti Manaj luajti 22 ndeshje duke shënuar 14 gola. Në ditët e ardhshme lojtari pritet të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen, teksa nuk përjashtohet edhe mundësia që të qëndrojë te Barcelona.