Reja flet për mungesën e Taulant Xhakës: Na ka gënjyer dhe mashtruar, e ka braktisur Kombëtaren

Në prag të dy ndeshjeve të fundit kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”, ndaj Anglisë dhe Andorrës, trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka dhënë një konferencë për shtyp. Ai ka folur rreth këtyre dy takimeve të Shqipërisë, por edhe për probleme të tjera të ecurisë dhe situatës në kampin kuqezi. Reja tha se Taulant Xhaka ka braktisur Kombëtaren dhe i ka mashtruar ata. Ndër të tjera, ai u shpreh se e ka ftuar disa herë por i ka refuzuar duke thënë se kishte probleme fizike.

Ndeshja ndaj Anglisë? “Do të shkojmë në Angli për të marrë maksimumin dhe rezultat sepse e kemi këtë synim që të bëjmë ndeshje sa më të mira. Humbja në shtëpi ndaj Polonisë e kompromentoi pjesën e ‘play-off’-it, por matematika na e lejon, pavarësisht se luajmë ndaj Anglisë do të shkojmë të luajmë dhe të paraqitemi sa më mire”.

Taulant Xhaka? “Sa i përket Xhakës është temë që kemi folur në grumbullimet e kaluara. Xhaka nuk është i sinqertë, po gënjen dhe po tallet me ne. Nuk e kam ftuar vetëm një here, sepse kishte probleme fizike, e kam thirrur vazhdimisht por më pas na ka refuzuar. Është ndryshe me Balliun, ai ka dëshirë të vijë më Kombëtaren, ka dëshirë të luajë por ka pasur probleme. Është lojtar që e ndjen fanellën dhe ka dëshirë të japë kontributin, te Xhaka nuk e shikoj këtë qasje, nuk është sjellë mirë me ne, po e them një herë e mirë, e kam ftuar disa herë, Bulku ka folur me të dhe i ka thënë që nuk ndihet mirë. Më vjen keq, sepse i kam dhënë mundësinë të gjithëve, por Xhaka e ka braktisur këtë herë Kombëtaren dhe njerëzit duhet ta dinë këtë dhe të mos vazhdojë më kjo histori”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *