Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar ditën e sotme rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme. Gjatë fjalës së tij ai e ka cilësuar luftën kundër kriminalitetit betejë të përbashkët.
Manja: “Lufta kundër kriminalitetit është beteja jonë e përbashkët. Kjo nuk bëhet duke e parë njëri-tjetrin në llogore të ndara. Lufta ndaj kriminelitit bëhet me ura bashkëpunimi duke pasur si emërues të përbashkët luftimin e krimit në çdo formë e me çdo mjet për ta bërë mjedis më të qetë. Me reformën në drejtësi shtruam themelet e shëndosha që sistemi të funksionojë më së miri.
Ne përballemi me 2 situata të ndryshme. Prokurori duhet të jetë i pavarur në vendimet që merr. Të garantohet pavarësia e prokurorëve. Pavarësia e prokrurorit garanton përgjegjshmërinë e tij në mënyrë të paanshme. Çdo prokuror që shkel ligjin të përballet me drejtësinë.
Edhe lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet dhe ne jemi të ndërgjegjshëm që kjo do të jetë një nga sfidat tona kryesore në procesin e integrimit në BE. Ka vijuar bashkëpunimi mes prokurorisë së përgjithshme për rritjen e efektivitetit për veprat që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Këshilli i ministrave rekomandon rritje të numrit të çështjeve edhe për vitin 2023. Ne inkurajojmë që të rriten hetimet proaktive me qëllim përmirësimin e cilësisë së hetimeve veçanërisht në fushën e korrupsionit.
Të rritet cilësia e hetimeve në fushën e korrupsionit duke u fokusuar në hetimet e çështjeve të filluara. Edhe hetimet financiare për veprat penale që gjenerojnë produkte, shtimin e konfiskimeve dhe tjetërsimeve nga persona të tjerë duhet të kenë fokus të veçantë”