E besoni apo jo, skuadra e Vijarealit nuk ka pësuar ende gol në kampionat. Edhe pse janë luajtur katër javët e parë, ekipi i drejtuar nga Unai Emeri, ka arritur ta mbajë portën e paprekur, duke u bërë ekipi i vetëm në TOP 5 Ligat Europiane që nuk ka pësuar gol këtë sezon.
Teksa Vijareali ka regjistruar këtë rekord pozitiv, në krahun tjetër po në La Liga, Kadizi nuk ka arritur të gjejë ende rrugën e rrjetës. 10 gola të pësuar dhe asnjë i shënuar në 4 javë për Kadizin.