Rekord i ri i Dua Lipës/ Më e dëgjuara në Britani, ‘rrëzon’ nga kreu Ed Sheeran

Këngët e Dua Lipa u dëgjuan më shumë se kushdo tjetër në radion dhe televizionin britanik vitin e kaluar, falë albumit të saj fitues të çmimeve ‘Future Nostalgia’. Shqiptarja kryeson renditjen duke i dhënë fund mbretërimit të Ed Sheeran, i cili ka qenë artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit që nga viti 2017. Hitet  “Physical” and “Don’t Start Now”, ishin ndër 10 këngët më të preferuara në valët radiofonike të Britanisë. Klasifikimi u publikua nga kompania e muzikës PPL, e cila monitoron muzikën e luajtur në TV, radio, pub-e dhe klube.

Albumi “Future Nostalgia” u prezantua marsin e 2020, një vendim që i shkaktoi yllit disa net pa gjumë. Dua Lipa është u shpreh gjatë një interviste se nuk ishte e sigurtë se po bënte gjënë e duhur pasi shumë njerëz po vuanin për shkak të situatës së vështirë globale. “E gjithë ideja ime ishte të krijoja një botë argëtuese që njerëzit të kënaqeshin edhe kur ishin në shtëpi – dhe ndihem me fat që pata mundësinë ta bëja atë.”

Future Nostalgia u bë albumi më i shitur i vitit 2020 në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar albumin e vitit në Brit Awards dhe albumin më të mirë pop në Grammy. Thuhet se ylli po punon për albumin e rradhës tashmë.

/Burimi BBC: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *