Infektimet ditore në Itali vijojnë të jenë në nivele të larta, në mbi 18 mijë raste. Ndodhur në këto kushte, Italia ka zgjatur kufizimet për hyrjet nga vendet e BE-së. Autoritetet italiane kanë marë vendimin për të shtyrë deri në datën 30 prill, afatin e mbajtjes në fuqi të masave për hyrjet nga jashtë, që u aplikuan për ditët e Pashkës.
Jo vetëm personat që hyjnë në Italia nga vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, por edhe nga shtetet e unionit do të duhet të qëndrojnë në karantinë 5 ditore. Të gjithë pa përjashtim do u duhet që të bëjnë dy tamponë, një në hyrje dhe tjetri në përfundim të karantinës.