Sulmuesi Robert Lewandowski është sërish në listën e nderit të Bundesligës pas një hat-trick në fitoren 4-0 të Bayern Munih kundër Këlnit. 33-vjeçari arriti në kuotën e 300 golave në divizionin më të lartë të Gjermanisë.
Ai bëhet lojtari i dytë që ka arritur atë moment historik pasi Müller e bëri këtë kundër Hertha Berlin në 1976, Lewandowski po vazhdon të bëjë depërtim në rekordin e të gjitha kohërave të legjendës gjermane në Bundesligë prej 365 golave. Me 23 gola në emër të tij, Lewy ka një epërsi të qartë në krye të listave të shënimeve.
“Për mua është diçka e veçantë. Para ndeshjes, nuk mendoj për rekorde apo sa gola kam shënuar tashmë apo sa duhet të shënoj. Unë bëj punën time, bëj më të mirën time. 300 është një numër i mirë. Sigurisht që është një numër shumë i bukur. Nuk e prisja që do të shënoja kaq shumë gola në Bundesligë nëse do të më pyesnit dhjetë vjet më parë, ose më gjatë. Tani, unë jam këtu me 300 gola, dhe kjo do të thotë shumë”, tha Lewandowski pas fitores së 15-të të Bayernit në ligën e parë këtë sezon.
/Priza.al/