Rekord pas rekordi/ Shikoni çfarë ka ndodhur së fundmi me Dua Lipën

Dua Lipa vazhdon të korrë sukses në botën e muzikës dhe me albumin e saj të fundit ‘Future Nostalgia’ i cili për 6 muaj ka qëndruar në Top 10-en e këngëve më të mira.

Lajmi e ka bërë të ditur prezantuesi radiofonik, Mike Adam i cili në një status në Twitter u shpreh se albumi i Dua Lipës ‘Future Nostalgia’ është bërë albumi i parë i një artisteje që për gjashtë muaj me radhë ka qëndruar në listën e 10-es më të mirë në Billboard 200.

Albumi ‘Future Nostalgia’ i Dua Lipës u publikua më 27 Mars të 2020, ai uvlerësua si më i dëgjuari në kategorinë e femrave vitin e kaluar në Spotify. Këngët më të njohura të dhe të dëgjuara të albumit janë: ‘Don’t start now’, ‘Physical’ ‘Break my heart’.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *