Rekord temperaturash në Kanada, dhjetëra të vdekur nga vala e nxehtësisë

Dhjetëra të vdekur janë shënuar në Kanada nga temperaturat rekord deri në 49.6 gradë Celsius. Po ashtu edhe SHBA po përballen me të njëjtën situatë.

130 viktima janë regjistruar vetëm në Vancouver nga e premtja. Shumica prej tyre janë të moshuar të cilët nuk mund të durojnë dot këto temperatura të larta vere

Vala e nxehtësisë është shtrirë nga Arktiku deri në Kaliforni teksa në rajonet bregdetare ka një lehtësim, por në rajonet e brendshme situata është kritike.

Para kësaj jave, temperaturat në vend nuk kishin kaluar kurrë 45C. Vala e nxehtësisë është për shkak të një kupole të presionit të lartë që kalon mbi SHBA-në veri-perëndimore dhe Kanada.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë. Sidoqoftë, lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar.

/Burimi: Germany.in/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *