Romelo Lukaku me transferimin tek Chelsea, i cili nuk është finalizuar ende, do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e tranferimeve.
Sulmuesi ka kryer 5 transferime në total në karrierën e tij, duk e nisur nga kalimi nga Anderlecht te Blutë për 12 milionë euro. Më pas kaloi tek Everton për 36 milionë, që u pas më pas me tranferimin për 84 milionë tek United.
Dy vite më vonë Lukaku u bë pjesë e Interit për 74 milionë, ndërsa tani pritet kalimi tek Chelsea për 115 milionë euro.
Në total 321 milionë euro, duke kaluar kështu edhe Neymar me 310 milionë euro në total.
Vendi i 3 i përket Cristiano Ronaldos me vlerë 228 milionë euro nga tre tranferimet e tij.
/Priza.al/