Pas dy ndeshjeve të para në ‘EURO 2020’ vetëm tre skuadra kanë arritur të marrin pikët e plota dhe kanë shkëlqyer në dy xhirot e para të fazës së grupeve.
Italia, Belgjika dhe Holanda dhe kanë kaluar në fazën 1/8 e finales.
Pas dy ndeshjeve të lajtura, Italia është ekipi që ka shënuar më shumë gola, 3 kundër Turqisë dhe 3 kundër Zvicrës.
Më pas Belgjika, Holanda e Portugalia me nga pesë gola të shënuar.
Përvecse që ka shënuar më shumë gola, Italia është njëra nga tri kombëtaret që s’ka pësuar asnjë gol, duke e mbajtur portën e paprekur në këtë Evropian.
Të paprekur e kanë mbejtur rrjetën e portës së tyre edhe Anglia dhe Suedia. Ndërsa dy kombëtaret që nuk e kanë shijuar ende golin këtë Kampionat Europian janë Turqia dhe Skocia.
Ndeshja që prodhoi më shumë gola ishte ajo e djeshmja mes Portugalisë dhe Gjermanisë që përfundoi 2:4.
/Priza.al/