Pas fushatës zgjedhore e cila ishte tejet intensive, nën ndikimin edhe të pandemisë që ka mbërthyer vendin, kryeministri Rama duket se i ka bërë vetes së tij një dhuratë, duke lënë pas agjendën e ngjeshur dhe dedikuar familjes së tij të shtrenjtë. Jo në pak raste, kreu i qeverisë e ka thënë se angazhimet e përditshme, i lënë pak hapsirë atij që të qëndrojë pranë njerëzve të tij të shtrenjtë.
Por duket se këtë premtim për t’iu dedikuar familjes, ai e ka mbajtur. Rama ka shpërndarë një foto në rrjetin e tij social, ndërsa ndodhet me djalin e tij Zahon, teksa kanë shkuar në Vuno, tek rrënjët e familjes.
Të dy ndodhen përballë monumentit të Dëshmorëve të Vunoit në Vlorë. Babë e bir kanë lënë pas zgjedhjet, dhe tashmë po shijojnë fundjavën në qytetin bregdetar.
Kujtojmë këtu se Aneta Koleka, mbiemri i vajzërisë, lindi në qytetin e Vlorës. Origjina (Koleka) ishte nga Vunoi.