Argjentina ka fituar Kupën e Botës për herë të tretë në histori. Kombëtarja “abiçeleste” fitoi me penallti me Francën, në një ndeshje mëse të dominuar. Tani në fanellën e tyre do të shtohet edhe një tjetër yll.
Por kush është kombëtarja me më shumë trofe?
Brazili renditet në vendin e parë me 5 tituj (1958, 1962, 1970, 1994, 2002)
Me 4 tituj janë Italia (1934, 1938, 1982, 2006) dhe Gjermania (1954, 1974, 1990, 2014).
Ndërsa Argjentina me 3 tituj (1978, 1986, 2022).
Me dy trofe janë Uruguaji (1930, 1950) dhe Franca (1998, 2018) ndërsa me nga 1 titull Anglia (1966) dhe Spanja (2010)