RENDITJA/ Luftë “para e mbrapa”, garë e ngushtë për çdo pozitë në Kategorinë e Parë

Kategoria e Parë mbylli javën e 4 ku pothuajse të gjithë favoritët dolën me 3 pikë. Rezultatet e deri tanishme kanë pasqyruar një garë të ngushtë për çdo pozitë në tabelë. Vendi i parë ndahet mes 3 ekipeve, Dinamo, Korabi dhe surpriza Tërbuni me 8 pikë. Të tre këto skuadra nuk kanë humbur ende.

Me 7 pikë vijojnë Apolonia dhe Flamurtari në vendet 4 dhe 5. Vendet 6, 7 ,8 u takojnë Tomorit, Skënderbeut dhe Burrelit që kanë grumbulluar 5 pikë.

Plot 5 skuadra ndajnë të njëjtën kuotë pikësh edhe në vendet e poshtme ku lufta për mbijetesë bëhet e ashpër nga java në javë. Besëlidhja, Luzi, Besa, Oriku dhe Lushnja kanë marrë 4 pikë në këto 4 javë. Vendi i fundit i takon Turbinës që ka marrë vetëm 1 pikë.

Tabela e renditjes ne Kategorinë e Parë:


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *