Rëndohet bilanci i vdekjeve në SHBA dhe Kanada/ Shkon në 59 numri i viktimave

Shkon në 59 numri i vdekjeve në SHBA dhe Kanada, të shkaktuar nga stuhia e dëborës, e cila është duke ngrirë qytetarët prej ditësh.

SHBA raporton 55 vdekje, ndërsa 4 të tjerë humbën jetën si pasojë e një aksidenti me autobus, të shkaktuar nga ngricat në rrugë.

Vetëm Nju Jorku numëron 25 humbje jetësh, ndërkohë qyteti Buffalo është shndërruar si një “liqen-bore”.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka raportuar se dëbora në Buffalo është 4 m e lartë.

Deri më tani rreth 1.8 milionë banesa kanë mbetur pa energji elektrike në SHBA dhe mijëra fluturime janë vonuar ose anuluar.

Ndërsa në Kanada, të paktën 140,000 shtëpi janë pa energji elektrike, shumica e tyre në provincat e Ontarios dhe Quebec.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *