Rëndohet bilanci, mbi 17.000 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 17.000 njerëz dhe duke lënë nën rrënoja me qindra persona të tjerë. Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë Gaziantep. Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Të paktën 120 pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm të së hënës në Turqinë jugore. Tre nga pasgoditjet ishin me magnitudë 6.0 ose më shumë, duke përfshirë tërmetin me magnitudë 7.5 që goditi 95 kilometra në veri të epiqendrës së tërmetit kryesor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *