Rëndohet situata në burgun e Drenovës/ Infektohen persona të tjerë, dërgohen me urgjencë në Tiranë

Situata në burgun e Drenovës në Korçë është përkeqësuar pasi të dënuar të tjerë janë infektuar.

Tre persona janë transportuar në spitalin e Tiranës pasi kanë shfaqur probleme me oksigjenin jashtë parametrave. Ata po marrin mjekim më të specializuar në Tiranë, por ende janë në kushte jo të mira shëndetësore.

Rasti më i fundit ishte ditën e djeshme, kur një i dënuar i sigurisë së zakonshme , nga spitali i Korçës u dërgua urgjent për të Tiranë.

Ndërkohë, bashkëvuajtës të tjerë të sëmurë me COVID në burgun e Drenovës vazhdojnë të mbahen ende në karantinë, larg nga të tjerët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *