Rëndohet trafiku në Vorë-Fushë Krujë, vargu i makinave mbi 15 kilometra

Aksi i rrugës nacionale Vorë-Fushë Krujë është përfshirë në trafik të rënduar gjatë ditës së sotme. Vargu i makinave i kalon 15 km.

Shkak për këtë trafik të rënduar është bërë hyrja në superstradën Fushë Krujë-Thumanë e cila është vetëm me dy korsi, një vajtje e një ardhje dhe e ka të pamundur të perballojë fluksin e makinave që vijnë nga Veriu në drejtim të Shqipërisë së Mesme dhe anasjelltas.

Sipas informacioneve, më problematike është lëvizja në korsinë Vorë-Rinas deri në Fushë-Krujë.

vijon…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *