RENEA që prej mesnatës vijon operacionin blic anti-kanabis në luftën kundër trafikut të drogës në qytetin e Kukësit. Sipas burimeve për Priza.al, RENEA ka arrestuar disa persona, por ende nuk bëhet me dije se kush janë dhe se për çfarë vepre penale akuzohen.
Sipas burime konfidenciale, operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në fokus të këtij aksioni duket se kanë qenë luftimi i trafikantëve të drogës në zonë.
Nuk dihen ende detaje të tjera nga operacioni, i cili është ende në zhvillim.
/Priza.al/