Forcat RENEA sapo kanë zhvilluar një aksion në Mamurras. ‘Priza.al’ mëson se në pranga ka rënë Astrit Seferi.
Ai është kapur teksa po pinte kafe. Astrit Seferi ishte në kërkim prej kohësh. Ai akuzohet se në bashkëpunim me të vëllanë, Arben Seferi ka kryer një plagosje në zonën e Laprakës, në vitin 2017. Të dy vëllezërit kanë qëlluar në drejtim të një lokali ku ndodhej Elion Leka, një person me të cilin ishin konfliktuar më herë dhe tre të tjerë, duke i lënë të plagosur.
Më pas Astrit dhe Arben Seferi u arratisën. Dy vite më vonë, në 2019-n, Arben Seferi u prangos teksa konsumonte një drekë me familjen e tij. Bashkë me të u arrestua edhe një person i identifikuar si Viktor Gjergji. Ndërsa Astrit Seferi u prangos sot,dy vite pas të vëllait. Të dy vëllezërit Seferi akuzohen për veprën penale “Tentativë vrasje” dhe “Plagosje me armë zjarri”.
/Priza.al/