RENEA disa orë kërkime në lumin Lana/ Gjendet arma me të cilën u vra Kudret Saliaj

RENEA ka arritur të gjejë në lumin Lana armën e krimit e cila u përdor nga Mexhit Picari për të ekzekutuar ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj.

Kontrollet janë zhvilluar prej disa orësh dhe kanë përfunduar me sukses. Arma e krimit u gjet falë dëshmisë së autorit të krimit në Polici.

Krimi brenda familjes ndodhi mesditën e sotme në një lokal afër Gjykatës së Tiranës, ku viktima Kudrejt Saliaj po priste orën për seancën gjyqësore për t’u ndarë nga vajza e autorit, Dhurata Saliaj.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *