Kontrollet blic të policisë dhe RENEA-s tashmë vijojnë prej ditës së djeshme.
Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme forcat RENEA të maskuar dhe të pajisur me kallashnikov, snajper dhe pistoleta kanë ushtruar kontrolle nëpër lokale edhe në Fier dhe në Shkodër.
RENEA kontrollon disa djem duke i ngjitur pas murit që siç duket ata po ndjekin ndeshjen Francë-Gjermani.
Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike.
Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.
/Priza.al/