‘Rënia’ e ‘Facebook’ shërbeu në të mirën e ‘Telegram’, ja sa u pasuarua gjatë kësaj kohe

Rënia e aplikacioneve Facebook, Instagram dhe Whatsapp tre ditë më parë nuk shkaktoi dëme vetëm tek këto platforma, por shkaktoi edhe fitim tek aplikacione të tjera të ngjashme, sidomos tek Telegram.

Telegram, një platformë mesazhesh e ngjashme me Whatsapp, fitoi terren tek rivalët e saj pasi Facebook pësoi një ndërprerje prej gjashtë orësh të hënën e shkuar.

Kompania shtoi më shumë se 70 milionë përdorues të rinj në një ditë të vetme.

Themeluesi i kompanisë, Pavel Durov tha në një postim në kanalin se ”shkalla e rritjes ditore të Telegramit tejkaloi normën dhe ne mirëpritëm mbi 70 milion ‘refugjatë’ nga platforma të tjera brenda një dite”.

Durov i referohej si “platforma të tjera” WhatsApp, Instagram dhe Messenger.

Ndërprerja e Facebook-ut përkoi në mënyrë misterioze me paraqitjen e diskutueshme të Frances Haugen, ish-menaxhere e produkteve të ekipit të integritetit qytetar të kompanisë, e cila tha se ”kompania i dha më shumë përparësi fitimit personal se sa sigurisë publike’’.

Ndërsa shumë ekspertëve nuk iu desh shumë kohë për të lidhur pikat, Facebook tha se dështimi i serverit ishte për shkak të një ndryshimi të gabuar të konfigurimit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *