Një bisedë telefonike “urgjente” ka patur mbrëmjen e djeshme mes Presidentit polak Andrzej Duda dhe Presidentit të SHBA Joe Biden.
Presidenca polake ka raportuar se biseda është zhvilluar pas raketave të dyshuara ruse në territorin polak.
Nga ana tjetër presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për bisedime gjatë samitit të G20 sa i takon lajmeve se raketat ruse kanë rënë në Poloni.
Përpjekjet ishin duke u zhvilluar për të “eksploruar mundësinë e një diskutimi nesër në mëngjes në nivel liderësh. Duke pasur parasysh praninë e të gjithë partnerëve tanë kryesorë evropianë dhe partnerëve tanë kryesorë aleatë në samitin e G20”, ku mori pjesë Macron, tha presidenca franceze.
Ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se ishte “e alarmuar” nga raportet që vinin nga Polonia.
“E alarmuar nga raportet për një shpërthim në Poloni, pas një sulmi masiv me raketa ruse në qytetet e Ukrainës. Shpreh ngushëllimet e mia dhe mesazhin tim më të fortë të mbështetjes dhe solidaritetit me Poloninë dhe miqtë tanë ukrainas”, tha Von der Leyen.