Për tremujorin e dytë të këtij viti janë dhënë më pak leje ndërtimi.
Referuar raportit të fundit nga INSTAT-i, gjithsej janë miratuar 339 leje ndërtimi për ndërtesa të reja në tremujorin e dytë të vitit 2022.
Për të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë kanë qenë 347 leje të miratuara, duke shënuar një rënie prej 2,3 për qind.
Tremujorin e dytë të këtij viti, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 661.945 metra katrorë, nga 544.127 metra katrorë miratuar në tremujorin e dytë të vitit pararendës.
Në këtë rast, shifrat tregojnë një rritje prej 21,7 për qind.
Sakaq, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në tremujorin e dytë të vitit 2022 është 25,9 miliardë lekë.
Çka shënon sërish rritje prej 12,1 për qind pasi në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, vlera ka qenë 23,1 miliardë lekë.