Rënie temperaturash dhe vranësira, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të mbizotërohet nga një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sipas Meteoalb, në disa zona do të ketë dhe mot të vranët me reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë.

Konkretisht do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 19°C, në zonat e ulëta nga 18°C në 27°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 29°C.

Ndërsa era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor. Në det, forca e valëzimit do të jetë 5 ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *