Një burrë humbi jetën pas tërmetit të fortë 5.8 Rihter në Kretë. Ai u bllokua në kishën e Profetit Elias në Arkalochori. Sipas informacioneve, kupola e kishës u shemb dhe e zuri atë poshtë. Burri ishte duke kryer punime në kishë në kohën kur ra tërmeti.
Ndërkohë, dy persona kanë mbetur të bllokuar në shtëpinë e tyre në Arkalochori. Nëntë persona të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.
Deri më tani, shumë ndërtesa janë dëmtuar në fshatrat Roussochoria, Archontiko dhe Patsideros.
Burimi:Protothema/Përshtati:Priza.al/