Jay-Z ka bërë histori në muzikë. Ai është bërë zyrtarisht artisti muzikor më i nominuar për “Grammy”. Krijuesi i hiteve mori sërish nominime të ejnten, në 3 kategori çmimesh kur u njoftuan nominimet e edicionit të 64-të të ndarjes së çmimeve Grammy Awards.
reperi 51 vjeçar tashmë ka thyer rekordin duke arritur në plot 83 nominime në total përgjatë gjithë karrierës së tij, shkruan e përditshmja “Daily Mail”.
Pas reperit Jay-Z renditet ish pjestari i The beatles, PaulMaçarteny, i cili është nominuar 81 herë për çmimet “Grammy” deri më sot.
Bastisti më parë ishte i barabartë me bashkshorten e reperit Beyonce, e cila tani është në vendin e 3 për nga nominimet e “Grammy”.
Nominimet e para të reperit amerikan erdhën në vitin 1999, kur ai u nominua për çmimet: “Albumi më i mirë Rap”, “Performanca më e mrë rap solo” dhe “Performanca më e mirë rap nga një dua ose grup”.
Ai fitoi gjithses 23 çmime “Grammy” gjatë dekadave të ardhshme.
Vlerësimet për reperin janë dhënë si rezultat i punës së tij si reper, krijues dhe producent.
Vitet më të suksesshme të Jay-Z kanë qenë në vitet 2009,2010 dhe 2012 kur ai mori 3 çmime gjatë ceremonisë së çdo viti.
/Priza.al/