S4mm është një ndër rreperat më të famshëm shqiptar me origjinë nga Tetova. I ftuar në emisionin ‘Natë vere’ ka treguar se nuk di të bëjë asgjë veç muzikës, ndërsa para karrierës ai ka punuar si kamarier me një pagë rreth 150 euro.
Muaj më parë ai dhe Filis i dhanë fund martesës. Dyshimet nisën kur ata fshinë fotot e dasmës dhe njëri-tjetrin nga Instagrami. Reperi është shprehur se në dokumenta vazhdojnë akoma të jenë të martuar dhe flasin ndonjëherë, por rrugët e lidhjes janë ndarë përfundimisht.
“Çfarë ka dalë në media pak a shumë është e vërtetë, nuk është që jemi ndarë – unë prapë me personin në fjalë kam kontakt, flasim, thjeshtë si të them i kemi ndarë rrugët e lidhjes. Por unë prapë kam kontakte, e respektoj, nuk i dihet të ardhmes. Me dokumente unë prapë jam i martuar me të, por ashtu është, nuk është që jemi ndarë. Ne flasim, nganjëherë edhe takohemi një herë në dy-tre muaj kur shihemi, sepse tash edhe puna e COVID-it s’kam mundur të udhëtoj”, është shprehur reperi.
/Priza.al/