Martesa nuk është në planet e Drake, madje reperi është mjaft i kënaqur me jetën e tij si beqar, e cila, sipas tij, konsiston në takime me katër ose pesë gra në të njëjtën kohë për të gjetur partneren perfekte. Në një intervistë me Howard Stern, reperi foli pa dorashka rreth jetës së tij personale.
Pasi prezantuesi e pyeti nëse ai mendon se do të martohet ndonjëherë, reperi u përgjigj:“Jam i sigurt se mund të martohem. Mendoj se përfundimisht, pasi e gjithë kjo të thuhet dhe bëhet për ne, varësia e punës dhe e suksesit ka marrë fund”.
Reperi vijoi duke shtuar se:
“Më duket sikur të gjithë do të kemi nevojë për diçka të vërtetë. Shpresoj se nuk është vonë. Shpresoj se do të gjej dikë. Gjëja më e madhe është që kam nevojë të frymëzohem”,- u shpreh artisti.
Megjithëse, nuk i thotë “jo” martesës, ai pranoi se jeta e tij romantike përfshin shumë gra në të njëjtën kohë.
“Tani për tani, ndihem sikur kam përqafuar zakonin e takimeve me 4-5 gra, për të krijuar 1 grua”,- shtoi me tej reperi.