Ndonëse i ri në tregun muzikor ai është shumë i pëlqyer nga publiku, sidomos nga moshat e reja. Po flasim për reperin Mato Lale, i cili së fundmi ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e tij.
Me anë të një fjalimi të ndjerë në Instagram, Mato Lale bëri me dije se nëna e tij është ndarë nga jeta. Plot dhimbje, reperi ndër të tjera shprehet së është shumë pishman për gjëra që nuk ka bërë për të.
“Asnjë sprovë nuk është e barabartë me atë kur Zoti vendos me të marr nënën. Tani nuk kam më nonushen time që qante për çdo hidhërim timin dhe u gëzonte më shumë se unë për çdo gëzim timin. Jam bo pishman që s’të kam dhe njëherë afër meje t’i puthja këmbët deri sa t’më shkoje. Për ty kam bërë shumë gjëra dhe prej teje s’kam bërë shumë të tjera. Shpresoj të kesh qenë krenare për mua siç isha unë për ty. Të dua përgjithmonë dhe më fal për të gjitha dhe njëherë të fundit”-shkruan reperi Mato Lale krahas një fotoje ku duket duke puthur nënë e tij të ndjerë.
Këtë moment aspak të thjeshtë për të, ai zgjodhi ta ndante me mbështetësit e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre në seksionin e komenteve.