Drake ka hedhur një shumë të konsiderueshme parash për aksionin sportiv të kësaj fundjave. Reperi kanadez ka vënë një bast prej 617,467 eurosh nëse Arsenali dhe Barcelona do të mposhtin Leeds dhe Real Madridin. Ai mund të fitojë 2.8 milion euro nëse del parashikimi i tij.
Katalanasit do të veshin fanella me logon e OVO (markës së reperit) gjatë El Clasico kundër Real Madridit, si pjesë e marrëveshjes së tyre të sponsorizimit me Spotify. Logoja, e përdorur në gamën e veshjeve të tij dhe labelin diskografik, është zgjedhur për të zëvendësuar stemën Spotify.
❗️Drake has placed a massive bet of €617,467 on Arsenal and Barça to win today against Leeds and Real Madrid. If he wins the bet, he will earn €2.890 million. pic.twitter.com/3RbpJmsHxL
— Barça Universal (@BarcaUniversal) October 16, 2022
Kjo erdhi për të festuar 50 miliardë transmetimet e reperit kanadez në shërbimin e transmetimit – diçka që asnjë artist tjetër nuk e ka arritur