Reperi Machine Gun Kelly e injoroi duke refuzuar të bënte foto me të, McGregor acarohet keq, ja veprimi që bëri

Ndërkohë që të gjithë në MTV VMA ishin të fokusuar në paraqitjen e tyre në tapetin e kuq, Conor McGregor e kishte vëmendjen diku tjetër.

Ylli i UFC-së teksa po kalonte para fansave ka parë reperin Machine Gun Kelly dhe i ka kërkuar një foto.

Mirëpo i dashuri i Megan Fox refuzoi që të dilnin bashkë, ndaj në nerva e sipër McGregor i hodhi një pije në drejtim të tij.

Menjëherë ka ndërhyrë sigurimi që të mos eskalonte situata, ndërsa dyshja u shpërnda në drejtime të kundërta.

McGregor pas incidentit nuk dëshiroi të zbulonte se i kërkoi reperit një foto, por që TMZ raporton se ishte një gjë e tillë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *