Reperi shqiptar i bashkohet filmit amerikan, poston pamje nga xhirimet

Reperi i njohur Capital T, ka zbuluar se do të jetë pjesë e filmit me titull “Jericho Ridge”. Sakaq, ai tregon se është përzgjedhur rastësisht dhe se do të luaj krah yllit të famshëm, Nikki Amuka Bird.

Ndër të tjera ka zbuluar se filmi është nën drejtimin e Will Gilbey, fitues i çmimit Bafta.

“Në këtë kast ka ndodhur shumë spontanisht që më kanë kërkuar rolin. Më kanë kërkuar një ‘videotape’ dhe i ka pëlqyer si kam luajtur dhe më kanë pranuar. Është projekt super i madh i ‘Universal Picture’. Premiera do jetë në të gjithë botën edhe në Netflix.”, tha ai.

Ndërkohë, së fundmi, reperi ka ndarë dhe pamjet e para nga xhirimet në Prishtinë.

“@jerichoridgethemovie/ faleminderit që më keni, ishte absolutisht e mrekullueshme të ishe pjesë e kësaj, gjithashtu një falënderim i madh për ekipin më të mirë, secili individ që punoi për këtë. Ishte argëtuese’’, shkruan

Fotografitë nga xhirimet të publikuara nga vetë Capital T në rrjetin social “Instagram”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *