Reperja e famshme, Iggy Azalea ka vendosur të bëjë një pauzë nga muzika për një periudhë të gjatë kohore. 31-vjeçarja konfirmoi në rrjete sociale se albumi i saj i tretë ‘End of an Era’ do të jetë i fundit, të paktën për disa vjet.
“End of an Era” është kaq i veçantë për mua, pasi të publikoj albumin muajin tjetër dhe për disa vjet do të fokusohem në projekte të reja krijuese dhe gjëra nga të cilat ndihem e apasionuar dhe e frymëzuar, përtej muzikës. Jam shumë e ngazëllyer të shihni një anë tjetër timen në të ardhmen.
Zhvendosja e energjisë dhe përqendrimi im tek ajo që jam më shumë e entuziazmuar, është ajo që është e përshtatshme për mua, dhe shpresoj që ju të vazhdoni të mbështesni çfarëdo projekti krijues që jam duke bërë.“, ka shkruar reperja.
Iggy ndau me fansat lajmin e bukur se u bë nënë për herë të parë në moshën 30-vjeçare, pa dhënë detaje rreth babait të fëmijës.
“Unë kam një djalë. Po prisja momentin e duhur për të thënë diçka, por ndjej se sa më shumë koha kalon, aq më shumë kuptoj se do të ndjehem e shqetësuar për të ndarë lajme gjigante me botën. Dua ta mbaj private jetën e tij, por doja të sqaroja se ai nuk është sekret dhe unë e dua atë përtej botëve.”, shkroi Iggy në Instastory.
Reperja u nda nga babai i fëmijës së saj pak muaj pas lindjes, por arsyet e shkëputjes së lidhjes nuk i bëri kurrë publike.
/Priza.al/