Përmes debateve për zbatimin e rregullores, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, kanë vijuar replikat në seancë plenare.
“Nuk mund të themi dot më shumë se, akuzat që ju i keni vërtetuar njëri-tjetrit. Ju dhe kufoma tjetër politike. Njëri non-grata e tjetri grata.
Është kot t’i përgjigjemi akuzave tuaja. Për t’u kthyer te tjera, që e respektoj guximin tuaj, ne si shumicë qeverisëse s’na e ka vënë kush në mëdyshje legjitimitetin, asnjë raport i OSBE/ODIHR. Brenda partisë tuaj ju vihet në dyshim nga mëngjesi në darkë e s’bëni asgjë.
Italianët kanë një thënie që përsëritet shpesh: ‘Nga diamanti nuk lind asgjë nga plehu lindin lulet’”,- ju jeni përfaqësimi më i lartë i kësaj shprehje.
Në përgjigje, duke iu drejtuar ministres Spiropali me fjalët “Zonja 5 mln”, Basha kërkoi që të gjithë me detyrim të shkojnë para SPAK.
“Përfaqësues të fenomenit të korrupsionit mund të cohen të gjithë se ndihen të korruptuar. Disa prej tyre janë kriminelë të skeduar nga CIA e DEA po përsa kohë s’i përmend emrin përse i jepet fjala. se edhe kur i përmend ulin kokën. Zonja 5 mln vjen këtu na tregon legjitimitetin.
Sot bëtë një akuzë.. (Nikolla i ndërpret fjalën Bashës) Kam tre muaj që iu jap mundësinë të provoni që nuk është akuzë. Lëreni propagandën në këtë ditë ku duhet të ishte gjysma në SPAK. Lëreni propagandën jeni kapur në vjedhjen e shekullit. Keni cuar bishtin për kokë e koka pa le ku ju ka shkuar. Koka ju ka shkuar për peshk te Vucic.
Jeni të pastër ju? Hajde shkojmë në SPAK. Merr në shqyrtim pasurinë e gjithësecilit prej nesh. mos ketë merak zonja 5 mln. Të gjithë nga i pari te i fundit në SPAK me detyrim”,- u shpreh Basha.
/Priza.al/