Reportazhi i RAI3 për Shqipërinë: Destinacioni i momentit

Vendi ynë po i kushton gjithnjë e më shumë promovimit të turizmit. Edhe mediat e huaja kanë pasqyruar jo rrallë herë bukuritë e Shqipërisë, nga riviera në terrenet malore. Së fundmi, kanali televiziv italian RAI3 transmetoi një reportazh ku Shqipëria cilësohet si “destinacioni i momentit”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Reportazhi i RAI3, si promovim i shkëlqyer i turizmit në Shqipëri, duke pasqyruar edhe ngjarjen më të rëndësishme që organizuam, Konventën Ndërkombëtare të Turizmit-FESTA,” – u shpreh Kumbaro.

Përshkrimi nis me “plazhe të pastra, det i kristaltë dhe peizazhe që të lënë pa frymë” dhe vijon “Mesatarisht, nga 10 vlerësime, 8 janë për Shqipërinë. Tashmë është destinacioni i momentit, por edhe për kostot, për lidhjet nga Bari nga Brindisi nga Ankona, kështu që njerëzit mund të vendosin se kur dhe si duan të shkojnë në Shqipëri”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *