Reporteri i Shqipërisë në BE: Ligji për mediat duhet bërë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias

Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega thotë se ndryshimet në ligjin e medias në Shqipëri ishin në rend dite në Parlamentin Evropian.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Lega shkruan se BE ka qenë e qartë ku ka thënë se ligji për mediat duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, para se të miratohet apo shqyrtohet.

Postimi i David Legës:

Jam befasuar kur kam mësuar se ndryshimet në ligjin e medias në Shqipëri janë sërish në rendin e ditës të Parlamentit. BE -ja ka qenë e qartë: ligji për mediat duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të hyjë në konsideratë!

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *