Aktori i njohur Reshat Arbana i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, që ka pasur sukses. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu bëri me dije se aktori iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë, por me sukses.
Postimi i Albana Koçiut:
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për të gjithë, Reshat Arbana, iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë, por me sukses falë profesionalizmit të mjekëve tanë.
Ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemer që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës.
Ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierore të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku.