Reshje dhe shtrëngata për nesër, këto janë qarqet ku do ketë intesitet të shiut

Sot pasdite (e shtunë, dt. 20) priten reshje të dobëta në tё gjithë territorin. Nesër (e diel, dt. 21) priten reshje intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare. Në qarkun e Korçës reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive. Në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Në lartësitë 300m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat
Nesër (e diel, dt. 21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 12 °C

në vendet e ulëta: 5 / 10 °C

në vendet malore: -1 / 2 °C

Era
Sot pasdite (e shtunë, dt. 20) dhe nesër (e diel, dt. 21) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *