Reshje shiu dhe bore në Peshkopi, përmbytet rruga, vështirësohet qarkullimi

Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshjet intensive që prej mesnatës së djeshme.

Bëhet me dije se nga reshjet dhe prurjet e përrenjve malorë, gurët dhe inerte kanë rënë në rrugë, situatë kjo e cila ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve por pa shkaktuar bllokime.

Prej orëve të para të mesditës qyteti i Peshkopisë është përfshirë edhe nga stuhia e borës, me intensitet të lartë.

Sakaq, nga reshjet e borës nuk ka probleme në qytet por në zonat e thella trashësia shkon në 15 cm, duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve dhe duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve në zonat mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Rrugët e Peshkopisë ndër të tjera janë mbuluar nga uji që vjen nga prurjet anësore të përrenjve, ku si shkak i intensitetit të lartë nuk e përballojnë as kanalet anësore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *