Reshje shiu dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme

Vendi ynë mbetet me vranësira të dendura, të cilat në zonat veriore dhe qendrore do të gjenerojnë rrebeshe shiu duke filluar nga orët e para të ditës. Ndërsa zonat jugore do kenë vetëm shira të pakët e të izoluar. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri orët pasdite kur moti përmirësohet përkohësisht.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h në drejtimin Jugor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 – 4 ballë.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *