Më datë enjte, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë një përzierje të motit me kthjellime dhe vranësira që do të shtohen gjatë ditës.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të fillojnë në veriperëndim dhe do të përhapen gradualisht në pjesën qendrore të vendit. Në orët e pasdites, reshjet në veriperëndim do të intensifikohen në një nivel mesatar deri të lartë, ndërsa në pjesët e tjera të vendit do të mbesin me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga jugu me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa në bregdet dhe gjatë zhvillimit të vranësirave, shpejtësia mund të arrijë deri në 18 m/s. Deti do të jetë i forcës 4-6 ballë.
Temperaturat e pritura janë:
Në zonat malore: 12 deri 28°C
Në zonat e ulëta: 14 deri 34°C
Në zonat bregdetare: 16 deri 32°C