Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira kryesisht të dendura.
Ndërsa, më pas parashikohen reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mbrëmja pritet të sjellë përmirësime.
Ndërkohë temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9 gradë celsius deri në 25 gradë celsius.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.