Mbeten orët e para të ditës nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime në ultësirën Perëndimore dhe kalimeve të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore. Por parashikohet që gjatë mesditës dhe në orët në vijim vranësirat gradualisht të shihen në të gjithë territorin shqiptar.
Pritet që gjatë pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme të cilat më të fokusuara pritet të jenë në zonat malore, ku në skajin Verior dhe Verilindor parashikohet të ketë momentet të pakta me pika shiu në zona të izoluara. Mbrëmja sjell përmirësim të motit dhe largim gradual të vranësirave nga një pjesë e mirë e territorit.
Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale, por edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 38°C vlera më e lartë.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë