Ulja e temperaturave ka sjellë reshje të dendura dëbore në njësinë administrative të Kelmendit, në Malësinë e Madhe.
Për pasojë, lëvizja është e vështirë në Qafën e Bërdelecit, ndërsa në pikën turistike të Lëpushës, dëbora ka arritur në mbi 60 centimetër.
Raportohet se asnjë borëpastruese nuk është parë në zonë, duke sjellë bllokimin e kësaj pike turistike. Banorët thonë se gjatë 24 orëve të fundit ka patur ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.
Pamjet që vijnë nga Lëpusha janë magjepse, por të vizitosh këtë zone me kaq shumë dëbore në rruge mbetet një mision i rrezikshëm.
/Burimi: TCH/